Data e BE-së, Rot: RMV-ja nuk është kontestuese për Holandën

Holanda është më pak e shqetësuar për Maqedoninë e Veriut, ndërsa më shumë për Shqipërinë lidhur me vendimin për përcaktimin e datës për fillimin e negociatave me BE-në këtë vjeshtë, deklaroi kryeministri holandez Mark Rute. Ai mbrëmë në Berlin është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel, por sipas protokollit nga takimi, zgjerimi i BE-së nuk ka qenë në agjendë

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Merkelin, Rute ishte pyetur për qëndrimin e vendit të tij lidhur me këtë temë. Thotë se në vendin e tij dhe anëtareve të tjera të BE-së ekziston shqetësim të madh rreth Shqipërisë,  ndërsa më pak rreth Maqedonisë së Veriut, transmeton Dojçe Vele.

Në qershor, Parlamenti holandez tashmë është prononcuar kundër fillimit të negociatave me Tiranën, ndërsa paraprakisht ka kërkuar edhe pezullim të regjimit pa viza me Shqipërinë, ndërsa ka dhënë dritë të gjelbër për Shkupin.

“Pyetemi, sa progres është arritur në Shqipëri, dhe për shkak të kësaj jemi shumë të shqetësuar. Për këtë do të bisedojmë edhe me partnerët evropianë në javët në vazhdim sepse në të vërtetë jemi të shqetësuar për vëllimin e progresit që është arritur. Maqedonia e Veriut ka mbërritur më shumë se Shqipëria, por do të bisedojmë për këtë”, tha Rute.

Kancelarja gjermane Merkel u prononcua lidhur me këtë temë, por Bundestagu javën e kaluar i dha dritë të gjelbër qeverisë për fillimin e negociatave me BE-në edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë

Përveç Holandës, mbetet e hapur çështja për qëndrimi  e Francës lidhur me vendimin i cili duhet të merret në mes të muajit. Në Francë pritet që presidenti Emanuel Makron personalisht të vendosë nëse do të japë dritë të gjelbër për të dyja vendet ballkanike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button