Plani i ri i Johnson për Brexit-in, propozon kontrolle doganore në territorin e Irlandës

Me nje ton ultimativ, “pranojeni ose lëreni”, kryeministri britanik Boris Johnson ka hedhur në fushën e Bashkimit Evropian propozimin e tij per t’i dhënë fund debatit për Brexit-in.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në konferencën e partisë së tij konservatore në qytetin e Mançesterit, ai propozon kontrolle doganore në territorin e Republikës së Irlandës, pjesë e BE-së. Ndërkohe Irlanda e Veriut , pjesë e Britanisë do ketë një marrëdhënie të ndryshme me BE-në, krahasuar me pjesën tjetër të Britanisë së Madhe, transmeton TopChannel.

Sipas propozimit te Johnson-it, parlamentit të Irlandës së Veriut do t’i jepen kompetenca qe kjo Asamble të përcaktojë të ardhmen e marrëdhënieve të saj me Bashkimin Evropian. Per Boris Johnson kjo marrëveshje është “e ndershme dhe e arsyeshme” dhe “publiku nuk do të gënjehet me nga të çmendurit të cilët duan të vonojnë ose bllokojnë Brexitin.”

Sipas ligjit te miratuara muajin e kaluar nga parlamenti britanik, kryeministri ndodhet përballë kërkesës qe duhet t’i bëjë BE-së, për një shtyrje të mëtejshme, nëse deputetët britanikë nuk miratojnë deri më 19 tetor, dy ditë pas Samitit të liderëve evropianë, një marrëveshje të re. Propozimi final i Boris Johnson pritet të shkojë që sot në Bruksel. Por nëse Johnson do këmbëngulë në devizën e tij “pranojeni ose lëreni”, me siguri lideret e BE do preferonin ta linin këtë çështje, nën një presion të këtillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button