Shqipëria duhet të ndryshojë 70 ligje për turizmin

Rreth 70 ndryshime ligjore në fushën e mjedisit duhet të ndërmarrë Shqipëria në kuadër të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, takoi akademikë, përfaqësues të biznesit dhe donatorë të huaj për të diskutuar rreth kapitullit 27, transmeton Klan.

“Jam gati të pranoj çdo kritikë dhe çdo koment për çfarëdo që bëjmë. Besoj që kemi bërë gjëra shumë të mira, por besoj që mund të bënim edhe shumë herë më mirë nga sa kemi bërë dhe mbase edhe ndonjë gjë e kemi bërë gabim. Ndaj të tre komunitetet janë të ftuar të jenë pjesë kritike e punës sonë për të shkuar në një Shqipëri europiane mjedisore”.

Klosi kërkon që nismat të jenë konkrete.

“Besoj që ka ardhur koha që të themi mjaft më me strategji dhe me ide. Ne na duhen shumë që të jemi konkretë dhe nga strategjitë të kalojmë në plane veprimi, nga idetë të kalojmë në nisma konkrete”.

Një ndër këto iniciativa është kthimi i Shqipërisë në vendin e parë në Evropë pa qese plastike Qershorin e vitit 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button