5 gjërat që duhet të diskutoni patjetër me partnerin përpara se të bashkëjetoni

Bashkëjetesa me partnerin është një fazë e re emocionuese në jetën tuaj dhe një hap i madh që mund të forcojë shëndetin tuaj emocional. Mirëpo, a jeni të përgatitur për të? Ekzistojnë disa aspekte të rëndësishme që duhet të merren në konsideratë, nëse dëshironi ta bëni lëvizjen e suksesshme dhe të qëndrueshme, transmeton Revista Class.

Përpara se të zhvendoseni në një shtëpi me partnerin duhet të keni parasysh këto 5 gjëra. Diskutojini paraprakisht me të përpara se të vendosni:

Planet afatgjata

Përpara se të jetoni së bashku, duhet të bisedoni me partnerin tuaj për planet afatgjata, për të kuptuar nëse do të vazhdoni rrugën në të njëjtin drejtim. Nëse mendoni se është herët për këtë pyetje, prisni pak, por është e rëndësishme që të dini se çfarë dëshironi të dy, për të shmangur problemet e mëvonshme. Me fjalë të tjera, duhet t’i bëni vetes pyetje në lidhje me një qëllim më të madh siç është planifikimi për t’u martuar ose për të pasur fëmijë.

Paratë

Financat janë një tjetër çështje e rëndësishme për të diskutuar përpara se të jetoni në një shtëpi. Megjithëse duket një bisedë delikate “çështja e parave” duhet të ndodhë paraprakisht në mënyrë që të shmangni mosmarrëveshje dhe argumente të zakonshme që mund të çojnë në zënka të mëdha.

Përgjegjësitë e familjes

Jo vetëm gruaja duhet të pastrojë ose gatuajë në shtëpi. Paraprakisht duhet të uleni dhe të bisedoni për ndarjen e përgjegjësive të përditshme. Mundohuni të krijoni një listë të detyrave dhe të pajtoheni me rolet tuaja në shtëpi. Diskutoni se kush do të gatuajë, kush do të lajë pjatat ose kush do të bëjë pazarin. Kjo mund të duket një çështje pa kuptim, por këto aktivitete kërkojnë shumë kohë dhe energji, prandaj duhet të gjeni kohë për të folur dhe për to.

Mysafirët

Ka shumë persona që pëlqejnë të ftojnë miq në shtëpi. Mirëpo, ka edhe nga ata që shtëpinë e duan vetëm për vete, pa zhurma. Nëse keni mendime të kundërta sa i përket ftesave për darka në shtëpi, duhet të flisni me njëri-tjetrin për këtë gjë. Shtëpia është një hapësirë e përbashkët dhe duhet t’i merrni parasysh preferencat e njëri-tjetrit.

Gjumi

Fjetja së bashku është një ndër gjërat më mira që mund të bëni me partnerin për shkak të efekteve pozitive që mund të ketë në marrëdhënien tuaj. Një gjumi i mirë pranë të dashurit tuaj mund të sjellë afërsi emocionale, siguri dhe mirëqenie. Kjo është arsyja pse është e rëndësishme të ndani preferencat tuaja të gjumit me partnerin. Duke e ditur në fillim mënyrën se si fle gjysma juaj më e mirë, do të merrni më herët masa për veten (nëse ai/ajo të merr të gjithë jorganin) për shembull.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button