Sindikatat e policëve u takuan me ministrin Spasovski dhe Dimkovskin

Dega e Sindikatës së Pavarur të Policisë, policisë pyjore, të burgjeve dhe gjykatave sot realizoi takim me Ministrin e punëve të brendshme, Oliver Spasovskin dhe atë të bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Trajan Dimkovskin, transmeton Portalb.mk.

Në takim është biseduar për kërkesat e Degës së Sindikatës së Pavarur, me çka është shprehur përcaktimi nga ana e Qeverisë që çështjet e hapura të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit.

Ishin shqyrtuar kërkesat për përfaqësimin e Sindikatës së Pavarur të Policisë, nivelizimin e pagave dhe autorizimeve të të gjithë policëve në shtet, për rritjen e vlerës së pikës për të gjithë policët pyjorë dhe pagesën e mjeteve për orët shtesë të punës, si dhe kërkesa për rritjen e pagave në polici, policinë pyjore, të burgjeve dhe gjykatave. Ishte theksuar vendosmëria e Qeverisë për rritjen e paralajmëruar të pagave në sektorin publik për pesë përqind këtë vit dhe për angazhimet ekzistuese për rritjet e mëtutjeshme sipas mundësive buxhetore nga viti i ardhshëm.

“Janë marrë vesh që bashkëpunimi të vazhdojë në nivel të ministrave dhe përgjatë bisedave dhe mirëkuptimit, sipas Ligjit për marrëdhënie pune dhe sipas marrëveshjes ekzistuese kolektive që të gjenden zgjidhje adekuate për temat e theksuara”, informojnë nga Qeveria

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button