Serbia pret që kalim kufitar të përbashkët hekurudhor të kemi deri në vitin 2021

Ministria e Serbisë për ndërtimtari, trafik dhe infrastrukturë pret që kalimi i ri kufitar i përbashkët hekurudhor midis Maqedonisë dhe Serbisë të ndërtohet deri në fund të vitit 2021, transmeton Meta.mk.

Në një prononcim për “Meta.mk”, nga Ministria në Beograd theksuan se Bordi drejtues i Kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor, në dhjetor, duhet të miratojë pozicionin e tij përfundimtar për financimin e këtij projekti dhe vetëm atëherë do të mund të shpallet tenderi për ndërtimin e objekti i ardhshëm që do të vendoset pranë Stacionit të trenit Tabanovce.

“Përveç ndërtimit të objekteve të reja dhe rindërtimit të atyre ekzistuese për të krijuar kushte pune në vendkalimin kufitar, është planifikuar të zgjerohet kapaciteti hekurudhor i stacionit i cili në aspekt teknologjik nuk ishte planifikuar për funksionin që e kryen aktualisht. Është planifikuar që të gjitha aktivitetet të realizohen pa ndërprerje të trafikut”, thonë nga ministria serbe.

Për të ndërtuar vendkalimin e përbashkët kufitar hekurudhor në Tabanovc, të dy qeveritë kanë formuar komitet drejtues në të cilin të gjitha organe kompetente nga të dy vendet kanë marrë pjesë me përfaqësuesit e tyre në hartimin e dokumentacionit të projektit për objektin e ardhshëm me një sipërfaqe të planifikuar prej 2.500 metra katrorë.

Megjithëse marrëveshja për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare në transportin hekurudhor është nënshkruar qysh në vitin 2015, ministria serbe sqaron se ky projekt nuk mund të krahasohet me vendkalimin e hapur bashkërisht Tabanovc – Preshevë.

“Duhet të kihet parasysh se sigurimi i fondeve të donacionit për këtë qëllim e ka procedurën dhe dinamikën e vet, që nuk varet nga vullneti i përfituesve të projektit. Përshpejtimi i kësaj pjese të aktiviteteve nuk është i mundu”thonë nga Ministria e Serbisë për ndërtimtari, trafik dhe infrastrukturë.

Objekti i ardhshëm do të jetë i pari që do të ndërtohet sipas standardeve evropiane, me hapësira moderne për të akomoduar autoritetet kufitare të të dy vendeve, duke përfshirë një laborator për testime veterinare dhe fitosanitare.

Autoritetet zyrtarët në Beograd presin që vendkalimi i përbashkët hekurudhor në Tabanovc të fillojë ndërtimin në vitin 2020, me afat për të përfunduar aktivitetet ndërtimore brenda 18 muajsh.

Për dallim prej tyre Ministria e transportit dhe lidhjeve e Maqedonisë në një prononcim për “Meta.mk” sqaroi se pret që objekti kufitar të jetë gati në vitin 2023. Sipas të dhënave të tyre, donacioni prej 2.8 milion euro nga Korniza e investuese në Ballkanin Perëndimor nuk është e mjaftueshme për një projekt i cili vlerësohet të jetë mbi 5.1 milionë euro. Së pari duhet të nënshkruhet Marrëveshja për grantin investues me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila do të sigurojë pjesën tjetër të investimit.

Vendkalimi i ardhshëm i përbashkët hekurudhor në Tabanovc duhet të shkurtojë kohën e nevojshme për kontrollin kufitar të trenave për 30 minuta, por edhe të përshpejtojë transitin e trenave të mallrave midis Maqedonisë dhe Serbisë për 90 minuta. Ekspres trenit midis Shkupit dhe Beogradit aktualisht i duhen pothuaj 10 orë për të kaluar distancën mes dy qyteteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button