Sanders ndal fushatën për president, shtrohet në spital

Senatori amerikan Bernie Sanders ka ndalur fushatën për president pasi të martën u shtrua në spital me dhimbje gjoksi, transmeton Ora News.

Mjekët i vendosën dy unaza në një arterie të bllokuar, njoftoi të mërkurën fushata e tij.

“Senatori Sanders po bisedon me njerëzit dhe është në humor,” tha këshilltari i fushatës së tij Jeff Weaver në një deklaratë.

“Ai do të pushojë gjatë ditëve të ardhshme. Ne po anulojmë takimet e planifikuara deri në një njoftim të mëtejshëm, dhe do të vazhdojmë të bëjmë përditësimet e nevojshme,” tha ai.

Senatori 78-vjeçar i Vermontit, nisi të ndjejë shtrëngime në gjoks gjatë një takimi fushate në Las Vegas të Nevadës. Ai është një ndër kandidatët kryesorë demokratë për zgjedhjet presidenciale të 2020-ës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button