Lëvizja Besa: Teuta Arifi nuk arriti të zgjidh as problemin e qenve endacakë

Partia opozitare Lëvizja Besa (LB) sot ka reaguar në lidhje me problemin e qenve endacak në Komunën e Tetovës, ku kryetare është Teuta Arifi nga BDI, transmeton Portalb.mk.

“Nga premtimet e shumta të platformës zgjedhore, jo që nuk është realizuar asgjë, por nuk ka zgjidhur madje as edhe problemet elementare që sjellin rrezik për qytetarët, siç është problemi me qentë endacak. Në mungesë të hapësirave adekuate, këta qen gjatë gjithë kohës bredhin rrugëve, kryesisht nëpër rrethrrotullimet e qytetit. Problemi bëhet akoma më i madh gjatë kohës së dimrit, ku në shumicën e rasteve qentë strehohen nëpër hyrjet e ndërtesave”, deklarojnë nga Lëvizja Besa.

Nga LB bëjnë raportojnë se vetëm brenda një viti janë regjistruar 35 raste të kafshimit nga qentë, ndërsa vetëm për 15 raste komuna ka paguar 20 000 denarë dëmshpërblim.

“Kërkojmë nga komuna e Tetovës të hartoj plan afatgjatë për zgjidhjen e këtij problemi, të mos i helmoj qentë si në të kaluarën”, duke propozuar edhe ndërtimin e qendrave për strehimin e qenve, ku do të bëhet trajtimi, vaksinimi dhe sterilizimi.

LB kërkoi nga komuna që mos të arsyetohen me atë se qentë janë duke i sjellë nga komunat tjera, sepse gjithë qyteti është i përfshirë nga kamera të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button