Ministria e gatshme edhe për gjyq ndërkombëtar pas shfuqizimit të marrëveshjes me Euromaks

Kreshnik Bekteshi, Ministri  i ekonomisë informoi se kanë filluar procedurat për shfuqizimin e marrëveshjes për eksploatim në minierën “Illovica”, transmeton Portalb.mk.

“Vendimi i Komisionit të shkallës së dytë është përfundimtar. Si Ministri e Ekonomisë kemi vepruar rreth këtij vendimi. Unë isha në udhëtim zyrtar, dje u ktheve në punë. Tashmë është nënshkruar propozim-vendimi për shfuqizim të njëanshëm të marrëveshjes me Illovicën dhe tani do të shkojë përmes procedurës zyrtare, përmes Sekretariatit të Përgjithshëm, përmes komisioneve përkatëse dhe pastaj në seancë të Qeverisë, ku duhet të debatohet dhe të merret vendim përkatës”, deklaroi Bekteshi.

Eksploatimi i bakrit dhe arit në minierën e “Ilovicës” ishte paraparë nga Euromaks resources, pas një kërkesë te parashtruar nga kompania më 8 korrik të këtij viti.

“Ne i kemi argumentet tona, pala tjetër gjithsesi ka argumentet e veta. Nëse mendojnë se duhet të shkojmë në një gjykatë ndërkombëtare, ne jemi të gatshëm si shtet dhe si Qeveri t’i mbrojmë qëndrimet tona”, tha Bekteshi.

LEXO:  Qeveria: Janë plotësuar kushtet ligjore për t’ia marrë koncensionin “Euromaks”-it për Ilovicën
LEXO: “Euromaks” do të ankohet për vendimin për Ilovicën, aktivistët festojnë “fitore e qytetarëve dhe mediave”
LEXO: Banorët e Shtukës dhe Illovicës kanë vendosur bllokada edhe për arkeologët, kanë frikë se do të ndërtohet miniera
LEXO: “Euromaks Risoris”: Në Illovicë nuk do të përdoren cianid dhe acid sulfurik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button