Mbështetje edhe nga Finlanda për marrjen e datës së BE-së

Edhe shteti i Finlandës sot ka shprehur mbështetje ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe Shqipërisë, për marrjen e datës e nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian (BE), transmeton Portalb.mk.

Këtë mbështetje publikisht e shprehu sot, ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Peka Havisto në takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

“Nuk mund të them se a jam optimist apo pesimist, por debati për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bruksel është duke u intensifikuar. Shtetet anëtare duhet të deklarohen. Ka shumë komente pozitive, shpresoj se shteti ynë ka pozitë të lakmueshme si kryesues i BE-së të ketë ndikim në të. Ne shfrytëzojmë argument që lidhet jo vetëm me vlerat evropiane, por edhe me Ballkanin Perëndimor, i cili është në mesin e Evropës dhe natyrshëm është pjesë edhe e bashkëpunimit tonë. Për këtë shpresoj për hap pozitiv në anëtarësim drejt BE-së”, tha Havisto në konferencë për media me Dimitrovin.

Mbështetje është shprehur edhe në takimin me kryeministrin Zaev.

“Në takim janë përcjellur përshëndetje nga Kryeministri Finlandez Anti Rine deri tek Kryeministri Zaev, është shprehur mbështetje e fuqishme për zgjerimin e BE-së, si dhe mbështetje e fuqishme nga Finlanda, e cila kryeson me Këshillin e BE-së, për vendim pozitiv në tetor në Samitin e BE-së, me çka Republika e Maqedonisë së Veriut pret datë për fillimin negociatave me BE-në”, njoftuan nga kabineti i Zaevit.

Mbështetje për marrjen e datës, sot mbështetje është dhënë edhe nga Mali i Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button