fbpx

Pompeo në Maqedoni sjell mesazh të qartë për Moskën, Brukselin por edhe për Shkupin

Sekretari shtetëror i Amerikës Majk Pompeo vjen për ta shënuar Maqedoninë si pjesë e krahut jugor të NATO-s. Me këtë vizitë përfundojnë të gjitha dilemat rreth të ardhmes gjeopolitike të Maqedonisë të cilat janë vënë në test me përpjekje të konsiderueshme të strukturave të vogla autokratike politike brenda dhe jashtë shtetit. Qëllimi i kësaj vizie të sekretarit shtetëror të SHBA-së është të bëjë me dije që ndikimet politike qëllimi i të cilave ka qenë të ndryshohet orientimi strategjik i Maqedonisë, nuk kanë më hapësirë manovrimi, shkruan Portalb.mk.

“Gjatë kohës së vizitës në Podgoricë dhe Shkup do të bisedojmë për përpjekjet ruse të mbillet përçarje në ato shtete. Dëshirojmë të bëjmë me dije që është e këtyre shteteve sovrane dhe të pavarura dhe qytetarëve të tyre të sjellin vendimet e tyre për drejtimin në të cilin dëshirojnë të lëvizin, kurse vendimi i tyre për të qenë anëtare të NATO-s është i rëndësishëm për ata”, ka thënë përfaqësuesi zyrtar i administratës amerikane.

Në këtë kontekst përfaqësuesi i administratës amerikane ka përkujtuar në konspiracionin për grushtshtet në Mal të Zi në vitin 2016, qëllimi i të cilit ka qenë të ndërpriten proceset e Malit të Zi për hyrje në NATO.

Mali i Zi, prapë se prapë, u bë vendi i 29 anëtarë i Aleancës kurse një vit më pas edhe gjykata u shqiptoi dënime me burg të involvuarve në këtë konspiracion.

Sipas burimit të njëjtë, Rusia, gjithashtu është munduar të shkaktojë kundërshtim ndaj Marrëveshjes nga Prespa, ndërsa me qëllim të pengojë anëtarësinë në NATO, dyert e të cilës i ka hapur nënshkrimi i Marrëveshjes.

Pompeo në Shkup do të shpreh mirënjohje për lidershipin që ka udhëhequr deri në nënshkrimin e Marrëveshjes nga Prespa, e cila, siç thotë përfaqësuesi i administratës amerikane “ishte hap i mrekullueshëm që ka demonstruar lidership dhe guxim politik”.

Pendarovski: Vizita e Pompeos, simbolikë e kthimit të madh të SHBA-së në Ballkan

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi nënkupton paralajmërimin e Uashingtonit për praninë më të madhe në Ballkan. Kështu ka deklaruar në Shkup presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

“Mendoj se vizita është shumë e mirë në disa aspekte. Vizita e fundit e një niveli kaq të lartë amerikan ka ndodhur para 19 vjetëve nga ana e ish-sekretarit, Colin Powell. Kjo nuk është një vizitë kurtuazie. Bazuar në shtetet ku do të qëndrojë, në Itali, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Greqi, nënkuptohet se Pompeo nuk vjen në rajon për zgjidhjen e sfidave, por që t’iu japë mirënjohje atyre për punën e bërë. Vizita e tij është simbolikë për kthimin në dyer të mëdha të SHBA-së në Ballkan. Çështjet kyçe tek ne janë zgjidhur me mbështetjen e SHBA-së, pra ato nuk do të mund të zgjidheshin pa përfshirjen amerikane në këto procese”, ka deklaruar presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas takimit në Shkup me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Pompeo krahas Maqedonisë dhe Malit të Zi do ta vizitojë edhe Greqinë, edhe një shtet që ka pozitë të rëndësishme gjeopolitike në krahun jugor të NATO-s.

“Kjo vizitë është mesazh i qartë politik që Maqedonia po bëhet pjesë e territorit të NATO-s që duhet t’i dekurajojë të gjitha aktivitetet e mëtutjeshme brenda dhe jashtë shtetit për t’u penguar proceset e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë”, pohon burim diplomatik për Portalbin.

Vizita e Pompeos njëkohësisht do të jep mesazh për Brukselin për nevojën për dritë jeshile për fillim të negociatave si proces që ka përkrahje të fortë nga SHBA.

Ambasadorja Berns: RMV-ja është shembull se si duhet të funksionojnë shtetet e rajonit

Nga ana tjetër edhe ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoni, tha se kur bëhet fjalë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, koha vërtetë është e qëlluar, kurse RMV-ja është shembull se si duhet të funksionojnë shtetet e rajonit.

Ky mesazh është edhe porosia e sekretarit shtetëror, Majk Pompeo që do ta thotë gjatë vizitës së tij të premten në Shkup. Gjatë vizitës, siç tha Berns do të flitet edhe për anëtarësimin e plotfuqishëm të RMV-së në NATO, e cila është në fazë të ratifikimit të Protokolleve nga shtetet anëtare.

Prapë se prapë, mesazhi më i fuqishëm drejtpërsëdrejti apo tërthorazi është nga autoritetet në shtet për atë që në Maqedoni është duke përfunduar tranzicioni prej dekadave plotë me korrupsion dhe lojëra politike në interes të disa individëve.

Përpjekjet e nëntokës nga cila do proviniencë politike të korruptojë individ dhe institucione me qëllim të pengohet drejtësia, duhet të jetë e qartë se nuk kanë aspak perspektivë.

Anëtarësia në NATO dhe fillimi i negociatave për anëtarësi në BE, për Maqedoninë donë të thotë obligim i madh për implementim të vlerave në të cilat është themeluar familja euroatlantike.

Mbledhja në tryezë të njëjtë me shtetet më të zhvilluara, më demokratike dhe më të pasura në botë në minimum donë të thotë që duhet të hani me thikë dhe pirun pa kapur me duar nga pjata në të cilën ju shërbehet darka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button