Çiçakovski dhe bashkëshortja e prokurorit Ajro do të jenë gjykatës administrativë

Në seancën e Këshillit Gjyqësor, për gjykatës administrativë janë zgjedhur edhe Aleksandër Çiçakovski dhe Eleonora Ajro, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Çiçakovski emërohet gjykatës pasi i njëjti dha dorëheqje nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KShZ) në dhjetor të 2017-s, pas shumë reagimeve në publik për skandalin që u publikua nga ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni të Veriut, Xhes Bejli.

Ndërkaq gjykatësja Ajroja është bashkëshortja e prokurorit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Artan Ajro në rastin Target –  Fortesa“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button