Dita Botërore Kundër Dhunës, edhe RMV-ja e obliguar të respektojë rezolutën e Kombeve të Bashkuara kundër dhunës

Dita Botërore Kundër Dhunës është e shpallur në vitin 2007, sipas Rezolutës së Kombeve të Bashkuara A/RES/61/271. Sipas Rezolutës, Dita Ndërkombëtare kundër dhunës është një mundësi për “shpërndarjen e mesazhit kundër dhunës, edhe përmes edukimit dhe forcimit të vetëdijes publike”, thonë nga CIVIL, transmeton Portalb.mk.

Nga CIVIL njoftojnë se Republika e Maqedonisë së Veriut, si shtet anëtar i KB është e obliguar në tërësi ta respektojë këtë rezolutë, duke e promovuar parimin kundër dhunës. Megjithatë, në kohën e ndryshimeve politike dhe shoqërore, politikave tensionuese dhe ndezjes së mllefit në baza të ndryshme, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, si zakonisht, janë në skajet e tejkalimit të kufirit nga zgjidhje paqësore dhe të qeta, drejt thellimit konfliktuoz dhe të dhunshëm të problemeve.

“Dita kundër dhunës duhet të jetë përkujtues se forcimi i vetëdijes dhe edukimit për politika jo të dhunshme, tolerancës, respektimit dhe kuptimit si një nga faktorët që duhet të kontribuojnë për jetë dinjitoze për të gjithë”, thonë nga CIVIL.

Bëhu ndryshimi që dëshiron ta shohësh në botë, mospërdorimi i dhunës është “më i fuqishëm se armët më të fuqishme për shkatërrim, të shpikura nga gjenialiteti i njeriut”, ndërto kulturë të paqes, tolerancës, mirëkuptimit – këto janë disa nga mesazhet të cilat CIVIL i dërgon për çdo vit me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër dhunës, 2 tetor, njëkohësisht edhe ditën e lindjes së Mahatma Gandi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button