Grevë e përgjithshme në Greqi, për 24 orë janë bllokuar transporti, bankat dhe mediat

Në Greqi sot është duke u zhvilluar grevë e përgjithshme, pasi që të gjitha mediat private dhe publike, transporti hekurudhor, ujor dhe rrugor, bankat janë bllokuar për 24 orë. Greva është organizuar nga Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve, njofton Portalb.mk.

Gjatë kësaj, edhe procesi arsimor do të ndërpritet prej ora 11 deri në ora 14, kurse puna në Spitale do të zhvillohet vetëm gjatë periudhës kohore 10:00-15:00.

Siç transmeton gazeta “Ekatimerini”, për sot janë paralajmëruar edhe protesta në Athinë dhe Selanik.

“Ne qartë i thamë “jo” propozim-ligjit për zhvillim i cili goditi në zemrën e të drejtave personale dhe punëtore”, thuhet në kumtesën e bordit grevist të sindikatës së mediave.

Sindikatat kanë negociuar me Qeverinë për tekstet ligjore, ku vërejtjet më të mëdha kanë qenë në pjesën ku thuhet se punëdhënësit kanë të drejtë të kontrollojnë sindikatat dhe të realizojnë kontrata kolektive për punë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button