Është ndërtuar sheshi i premtuar për patinazh në Kavadarc

Dhjetëra ditë para zgjedhjeve lokale (tetor 2017), kryetari i Kavadarcit, Mitko Jançev, si kandidat i VMRO-DPMNE-së për Komunën, duke prezantuar projektet e programit të vet zgjedhor, mes tjerash premtoi edhe:

Ndërtimi i sheshit të patinazhit në Kavadarci

Ky premtim zgjedhor i Mitko Jançev është realizuar. Sheshi i patinazhit në Kavadarci është ndërtuar dhe lëshuar në përdorim në dhjetor të vitit të kaluar.

Me 18 dhjetor të vitit 2018 kryetari Jançev në prani të përfaqësuesve të Federatës së Hokejit në Maqedoni, pedagogë në arsimin fizik, si dhe pjesëmarrës tjerë nga Kavadarc, lëshoi në përdorim sheshin i cili gjendet në kompleksin e qendrës sportive “Jasmin”. Siç u tha atëherë, sheshi i patinazhit do të shërbej për dy qëllime, paradite do të funksionojë si qendër për edukatë fizike për nxënësit nga komuna, ndërsa pas dite për të gjithë ata të cilët pas mësimit dëshirojnë ta shfrytëzojnë për rekreim. Janë siguruar rreth 300 patina, ndërsa patinazhi komercial pa limit do të kushtojë 100 denarë.

Në një pjesë të mediumeve u transmetua deklarata e Jançev në të cilën ai thotë se ideja ka qenë e tij dhe e Komunës, ndërsa është realizuar në bashkëpunim me kompanitë donatore “Crna Reka Petrol” dhe “Kozhuvçanka”:

Komuna Kavadarci përmes Lidhjes së sporteve shkollore, përmes shkollave ka organizuar patinazh papagesë në muajt e dimrit.  Nxënësit do të jenë orë pas patinazhit. Do të mund që fëmijët të relaksohen. Jam shumë i kënaqur që Kavadarci tashmë ka shesh për patinazh dhe do të mund të barazohemi me qytetet më të mëdha, u shpreh Jançev. 

Informacioni dhe fotografitë për sheshin e patinazhit në Kavadarci janë publikuar në ueb-faqen e Komunës.

BURIMI: Vertetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button