Gjukanoviq: Për RMV-në nuk ka hamendje, është koha për dinamikë të madhe të BE-së

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq sot është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), ku me ceremoni të lartë shtetërore është pritur nga presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski, transmeton Portalb.mk.

Gjukanoviqi, në konferencë për media ka shprehur mbështetje ndaj RMV-së në procesin e integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE), ndërkaq dërgoi porosi deri te kjo e fundit se, nuk duhet të ketë hamendje për dhënien e datës.

“Marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut nuk janë ndërprerë dhe kemi traditë për marrëdhënie të shkëlqyeshme. Raportet tona janë miqësore, kemi përkrahje të ndërsjellë dhe ndajmë qëllime të përbashkëta. E rëndësishme është ta përkrahim Maqedoninë e Veriut. Konsiderojmë se ajo rrugë është pa alternativë. Maqedonia e Veriut nga shkaqe të njohura e ka humbur hapërimin drejt integrimeve, por konsideroj se mësimet janë marrë, kurse është arritur përparim i madh. Maqedonia e Veriut e ka siguruar vendin në NATO. Konsiderojmë se nuk do të ketë hamendësime, për shkak se mendojmë se është koha për dinamikë të madhe në politikat e BE-së”, tha Gjukanoviq.

Ndërkaq Pendarovski deklaroi se, ai dhe Gjukanoviqi janë të bindur se raporti i mirë ndërshtetëror do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik.

“Kemi rënë në pajtim se nuk ka fuqi më të madhe nga procesi euro-integrues. Në këtë drejtim, Maqedonia e Veriut bashkëpunon dhe nëpërmjet ndihmës së ofruar, dhe shembull për këtë është bashkëpunimi në mbrojtje. Mund të përfundojë se, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë fuqishëm të bindur se, integrimi, stabiliteti dhe raportet e mira e të dyja shteteve janë të domosdoshme për zhvillim ekonomik”, tha Pendarovski.

Pendarovski - Gjukanoviq
Pendarovski – Gjukanoviq

Pendarovski dhe Gjukanoviqi kanë realizuar takim sy më sy, me temë diskutimi integrimi në institucionet euro-atlantike.

“Dy presidentët diskutuan për raportet miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, të cilat ndajnë të kaluar të përbashkët dhe përgatiten drejt ardhmërisë së përbashkët nëpërmjet integrimit në institucionet euro-atlantike”, njoftuan nga Kabineti i Pendarovskit.

Pendarovski - Gjukanoviq
Pendarovski – Gjukanoviq

Në kuadër të vizitës së tij, Gjukanoviqi do të vendosë kurora me lule në varrin e Goce Dellçevit, në kishën “Shën Spas” në Shkup.

Në kuadër të vizitës, Gjukanoviqi duhet të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin, si dhe kryeministrin Zoran Zaev.

Presidenti malazez do të vendosë edhe kurora lulesh në varrin e Goce Dellçevit, në kishën “Shën Spasi” në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button