Shteti do të paguajë shpenzimet gjyqësore të qytetarëve me të ardhura të ulëta

Prej sot, personat të cilët s’kanë fuqi financiare do të mund të marrin ndihmë juridike falas pasi ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Ndihmë juridike falas. Personat të cilët kanë nevojë mund të drejtohen pranë Ministrisë së drejtësisë dhe zyrave të saj rajonale dhe të kërkojnë ndihmë juridike, përkatësisht t’u sigurohet avokat i cili do të paguhet nga buxheti i Ministrisë, transmeton SDK.mk.

Risia në këtë Ligj është se tani mbulohen të gjithë shpenzimet që ndërlidhen me sigurimin e ndihmës juridike. Deri  tani nuk janë mbuluar taksat gjyqësore, shpenzimet për ekspertizë etj., që ka qenë  pengesë për shumë njerëz që të sigurojnë mbrojtje për shkak të shpenzimeve plotësuese.

“Ky ligj kontribuon në ndërtimin e shtetit të së drejtës, por përmban edhe një dimension human që nënkupton se mundësitë materiale nuk duhet të jenë pengesë për realizimin e të drejtave të qytetarëve. Qytetarët tani do të jenë në gjendje t’i ushtrojnë të drejtat e tyre para gjykatave, organeve administrative, por edhe para organeve të tjera shtetërore si Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit dhe institucionet e tjera ”, tha Ministrja e drejtësisë Renata Deskoska.

Nga Ministria presin të shtohet vëllimi i kërkesave për ndihmë juridike falas, prandaj buxheti, për këtë qëllim u rrit nga 3 milionë në 5 milion denarë.

Ndihmë juridike falas mund të aplikojë për:

  • Person iu cili jeton vetëm dhe të ardhurat e tij mujore nuk janë më të mëdha se pagën e përcaktuar minimale.
  • Nëse jeton në familje, të ardhurat totale nuk duhet të kalojnë pagën minimale të zmadhuar me 20 përqind të pagës minimale për secilin anëtar individualisht. Kjo do të thotë 12.500 denarë plus 2.500 denarë ose 15,000 denarë të ardhura mujore nëse janë një familje dy anëtarëshe, ose 17.500 denarë për një familje me tre anëtarë, 20,000 për një familje me katër anëtarë, etj.
  • Të ardhurat nuk konsiderohen ndihma për përkujdesje nga person tjetër shtesa prindërore për fëmijë, shtesë fëminore dhe speciale, shtesë për nevoja të veçanta, kompensim i pagës për punë me kohë të shkurtuar.
  • Gjithashtu, kërkuesi i ndihmës juridike nuk duhet të ketë më shumë se bansë njëdhomëshe në ndonjë objekt ose ndërtesë.
  • Të mos ketë më në pronësi një ose më shumë parcela të lidhura fizikisht me sipërfaqe totale prej 300 metra katrorë në Shkup, 500 metra katrorë në komunat e tjera.
  • Një automjet me motor deri në 1.200 centimetra kub.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button