Facebook rrezikohet nga politika

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zckerberg ka deklaruar se kompania e tij do të përballet me shumë vështirësi nëse Elisabeth Warren do të kandidojë për presidente, transmeton OraNews.

Kjo e fundit është politikane e cila ka bërë deklarata të forta kundër kompanive teknologjike. Ajo shprehet se këto kompani janë shumë të fuqishme ekonomikisht dhe kanë shumë ndikim në shoqërinë amerikane.

Ndaj ajo së bashku me një grup aktivistesh premton se në qoftë se fiton zgjedhjet e presidencës do të shfuqizojë këto kompani.

Në një regjistrim telefonik të publikuar nga The Verge, Zuckerberg shfaqet i shqetësuar.

Nëse ajo përzgjidhet, ne do të kemi një betejë ligjore me qeverinë tonë” – shprehet ai.

Por për miliarderin e Facebook nuk është hera e parë që gjobitet dhe akuzohet kur jo më larg se sa në korrik ai u gjobit nga Komisioni Federal me shumën e 5 miliardë dollarësh për keqpërdorimin e informacioneve personale të përdoruesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button