Po ekzaminohet kompjuteri i birit të Janevës, ndërsa ai i Boki 13 akoma po hetohet

Edhe pse Prokuroria për krim të organizuar njoftoi se ka përfunduar hetimi për çështjen “Reket” në pjesën e ndikimit të Katica Janevës mbi çështjen “Perandoria” megjithatë ende vazhdojnë ekspertizat forenzike me të cilat mbase do të plotësohen dëshmitë e grumbulluara. SDK ka mësuar se në MPB po ekzaminohet kompjuteri i djalit të ish-prokurores speciale Janeva, i cili është konfiskuar gjatë kontrollit në zyrën e tij në 1 TV, të të arrestuarit Bojan Jovanovski-Boki 13, transmeton SDK.mk.

Sipas asaj që kemi mësuar, kërkohet pjesa tjetër e parave, të cilat Jovanovski i ka marrë në dy raste personi i cili e ka raportuar reketin e Jovanovskit, Orce Kamçev, i cili është i dyshuari i parë në çështjen “Perandoria”.

Sipas hetimit, Jovanovski më shumë se 300.000 euro i ka harxhuar në Itali, por hetimi për atë se ku saktësisht kanë përfunduar 1.5 milion euro. Hetimi është duke kontrolluar nëse disa ndonjë pjese nga ato para i janë paguar Janevës ndoshta përmes të ardhurave mujore dhe shpërblimeve të ndryshme në emër të djalit të saj, shef i shërbimit juridik të televizionit të Bojan Jovanovski. Celulari i djalit të Janeva nuk është konfiskuar.

Në të njëjtën kohë, MPB-ja po ekzaminohet kompjuteri dhe telefoni celular i të dyshuarit të parë në “Reket” Jovanovski. Kjo ekspertizë forenzike thonë nga organet e hetimit, është e rëndësishme edhe për pjesën e dytë, për marrje të qindra mijëra eurove nga biznesmenë të ndryshëm nga Aleanca Ndërkombëtare e Boki 13.

Nga ekspertiza e telefonit celular dhe kompjuterit të Jovanovskit, thonë burimet tona, pritet të përcaktohet nëse zyrtarë të lartë të qeverisë aktuale janë të lidhur me mashtrimin e biznesmenëve për të paguar gati një milion euro për të ndërtuar shtëpi për pleq, që nuk janë ndërtuar kurrë, ndërsa paratë janë zhdukur. Deri më tani, është vërtetuar se për ndërtimin e pretenduar Aleanca ndërkombëtare ka arritur të nxjerrë një milion euro nga dy pronarë të kompanive.

Kryetare e nderit të Alenacës ndërkombëtare ishte deputetja e LSDM-së dhe nënkryetarja e Kuvendit Frosina Tashevska-Remenski dhe ekspertiza bashkë me deklaratat e dëshmitarëve dhe të dëmtuarve duhet të tregojnë nëse ajo ka ditur për mashtrimet e Aleancës, ndërkohë që ka heshtur, ose s’ka asnjë lidhje me atë. Po kërkohet përgjigje edhe për lidhjen e mundshme të deputetit të LSDM-së Aleksandar Kiracovski me mashtrimet, si dhe të personave tjerë, të cilët nuk janë përmendur në publik.

Pa këto dëshmi, me provat që i ka brumbulluar deri tani, hetimi nuk mund të ndërlidhë përfshirjen e zyrtarëve në mashtrimet e Jovanovskit për ndërtimin e pretenduar të shtëpive për pleq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button