Ronaldo mund të heqë dorë nga futbolli vitin tjetër

Cristiano Ronaldo ka lënë të kuptohet se ai mund të heqë dorë nga futbolli brenda një viti ose dy, pasi ai po përpiqet ta transferojë suksesin e tij futbollistik në botën e biznesit, transmeton Klan Kosova.
Ronaldo ka fituar pothuajse gjithçka në fushë gjatë karrierës së tij me Sporting CP, Manchester United, Real Madrid dhe tani Juventus, transmeton Klan Kosova.34 vjeçari, pesë herë fitues i Topit të Artë është ende në krye të lojës së tij, duke vazhduar duelin me Lionel Messi të Barcelonës, për njohjen si më i madhi i të gjitha kohërave.

Por, kontrata e tij me Juve është deri në vitin 2022, kur ai do të mbushë 37 vjet – dhe kjo mund të jetë koha kur Ronaldo do të largohet nga futbolli dhe do të përqendrohet në interesat e biznesit.

Cristiano ka nisur tashmë linjën e tij të të brendshmeve, xhindeve, këpucëve, një linjë aromash, një agjenci digjitale, restorante, palestra dhe hotele.

“Ende e dua futbollin. Më pëlqen të argëtoj fansat dhe njerëzit që duan Cristianon. Nuk ka rëndësi mosha, është e gjitha për mentalitetin”, tha ai në një intervistë së fundmi.

“Pesë vitet e fundit unë kam filluar të shijoj këtë proces të shikimit tim jashtë futbollit, kështu që kush e di se çfarë do të ndodhë në vitin e ardhshëm ose pas dy vitesh”.

Nëse nuk e dini, Ronaldo është personi më i njohur në planet në Instagram me 185 milionë ndjekës, dhe në të gjitha rrjetet tjera sociale ka ndjekës më shumë se çdo sportist tjetër, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button