Katica Janeva do të mbetet në burgun e Shutkës

Katica Janeva, ish-prokurorja speciale do të mbetet në burgun e Shutkës, përkundër kërkesës së avokatëve të saj për t’u liruara, transmeton Portalb.mk.

Avokatët e Janevës pas mbylljes së hetimeve, kërkuan masa më të buta, duke mos hezituar të ofrojnë edhe pronën e tundshme të dhe ta patundshme si garanci.

Përkundër mbylljes së hetimeve, gjykatësit kanë vendosur që Janeva të vazhdojë paraburgimin, pasi akoma mund të ketë rrezik për ikje.

Para Gjykatës së Apelit, kjo kërkesë e avokatëve është refuzuar nga Gjykata Penale.

Katica Janeva tashmë po mban 30-ditëshin e dytë të paraburgimit, që nga arresti më 21 gushti. Krahas saj, në “Reket” dyshohet edhe Bojan Jovanovski-Boki 13, i cili gjithashtu është në paraburgim, si dhe Zoran Mileski – Kiçeec, i cili është në arrest shtëpiak.

LEXO: U refuzua kërkesa e Katica Janevës, do të vazhdojë edhe 30 ditë tjera në burg
LEXO: 30 ditë të reja paraburgim për Katica Janevën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button