Shqiptari më i fortë në Angli, dënohet me 6 vite burg (FOTO)

Jimmy Marku, i konsideruar si krenaria e komunitetit shqiptar në Angli pas pjesëmarrjes në garën “Britain’s Strongest Man” (Burri më i fortë në Angli), duke e fituar atë në vitin 2008, është dënuar për trafikimin e njerëzve drejt Anglisë.

Top Channel raporton se një gjykatë në Londër e gjeti Markun fajtor dhe e dënoi me 6 vite burg.

Ai pranoi përpara gjykatës akuzat  për futjen e 17 shqiptarëve ilegalisht në Angli, përmes një anije të vogël lundrimi në maj 2018.

Jimmy Marku, 44 vjeç, sipas të dhënave që iu paraqitën gjykatës, në vitin 2012 do të dënohej me 9 muaj burg për pjesëmarrjen në një marrëveshje shitje kanabisi me vlerë 65.000 stërlina.

Gjykatësi Jonathan Ferris duke lexuar masën e dënimit për Jimmy Markun tha:

“Të 17 shqiptarët ishin burra. Njëri prej tyre ishte një gangster i njohur i dënuar më parë në Angli për krime serioze përfshi trafikun e drogës dhe për këtë ai ishte dënuar nga shteti ynë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button