RMV, është promovuar doracaku për punë të sigurt dhe etike të kameramanëve në media

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot promovoi publikimin më të ri me titull: “Doracak për punë profesionale, të sigurt dhe etike të kameramanëve në media”. Publikimi ishte i përgatitur me qëllim që të paraqiten pengesat, sfidat, por edhe mundësitë që i krijon profesioni kameraman kur bëhet fjalë për raportimin në media, si dhe të ngritët niveli i kuptimin dhe ndërgjegjes për rrethanat në të cilët zbatohet ky profesion.

Gjatë promovimit folën autorët e publikimit Marina Tuneva dhe Marijana Marushiq Kos, si dhe Drejtori i SHGM-së, Dragan Sekullovski. Sipas Sekullovskit, ideja për krijimin e doracakut ka ardhur nga seksioni i kameramanëve në SHGM. Ai njëkohësisht falënderoi anëtarët e seksionit Trajçe Ilievski dhe Sllave Stojanovski për kontributin e tyre në përgatitjen e këtij publikimi.

Autorja Marina Tuneva në fjalimin e saj tha se kameramanët janë gjithmonë burimet më të mirë të ngjarjeve dhe shpesh herë ato gjinden në situata të vështira, doke u përballuar me vështirësi dhe kufizime të shumta.

“Në fokus të këtij Doracaku është puna e kameramanëve në aspekt të parimeve të pranuara etike për punë korrekte, të pavarur dhe objektive, ndërsa në të është përfshirë edhe korniza ligjore që rregullon këtë profesion”, theksoi Tuneva.

Nga ana tjetër, autorja Marijana Marushiq Kos tha që media ka një detyrë të vështirë për të vlerësuar nëse informacioni në lidhje me një ngjarje të caktuar është në interes të publikut dhe të balancojë mes të drejtës të publikut për t’u informuar dhe drejtës për privatësi të individëve.

“Ky ekuilibër është i vështirë për t’u arritur me zbatimin e drejtpërdrejtë të një norme juridike specifike, dhe për ta arritur atë, duhet përvojë të pasur dhe njohuri, si dhe vlerësim të mirë nga ana e gazetarëve dhe kameramanëve në çdo rast të posaçëm,” tha Marushiq.

Ky publikim është përgatitur në kuadër të projektit “Gazetarë të sigurtë për informacione të besueshme në Maqedoni”, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e SHGM-së dhe autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se reflekton pozicionin e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button