DreamHack shpall dy turne Fortnite prej 250,000 dollarë

Organizatori i ngjarjeve, DreamHack ka njoftuar se DreamHack Winter dhe DreamHack Anaheim do të luajnë rolin e mikpritësit në turnetë e komunitetit Fortnite, njofton Esports Insider, transmeton Portalb. 

Të dy turnet do të kenë një çmim prej 250,000 dollarësh, pjesëmarrje të garantuar për këdo që ka blerë një biletë BYOC.

Së pari, DreamHack Winter do të zhvillohet në Jönköping, Suedi, nga 29 nëntor deri më 1 dhjetor dhe më pas DreamHack Anaheim do të jetë nga 21-23 shkurt, 2020.

Siç thuhet në një njoftim, DreamHack Winter do të jetë turneu më i madh Fortnite që është mbajtur ndonjëherë në shtetet Nordike. Turneu i DreamHack Anaheim gjithashtu do të jetë turneu më i madh i komunitetit i mbajtur ndonjëherë në një ngjarje DreamHack në Shtetet e Bashkuara. Turneu do të luhet duke përdorur modalitetin solo të Fortnite. Mënyrat shtesë për të marrë pjesë në turne janë vendosur gjithashtu të shpallen së shpejti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button