Sherr për pronat, janë vrarë babë e bir në Shqipëri

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Xibër të Klosit të Shqipërisë. Mësohet se shkak është bërë një konflikt i vjetër për pronat që ka çuar në përplasjen me armë të dy vëllezërve. Për pasojë, burimet thonë se kanë qenë vëllezërit ata që në gjaknxehtësi e sipër të debatit kanë nxjerrë armët ku si pasojë kanë mbetur të vdekur Kujtim Dakuçi dhe djali i tij Gerti Dakuçi, shkruan Top Channel.

Sipas Top Channel, babë e bir që humbën jetën gjatë kësaj përplasjeje me armë ishin të moshës 55 vjeç dhe 17 vjeç. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, por mësohet se bëhet fjalë për një konflikt të hershëm pronësie mes dy vëllezërve, çka shkaktoi sot dy viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button