Cipras: Marrëveshja e Prespës është fitore e diplomacisë ndaj nacionalizmit

Ish kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras në Samitin njëditor të “Ekonomist” – fuqizimi i momentumit për integrim evropian deklaroi se, arritja e Marrëveshjes së Prespës ishte fitore e diplomacisë ndaj nacionalizmit ballkanas, dhe për këtë Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) duhet t’i miratohet data për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE), transmeton Portalb.mk.

“Kjo marrëveshje është sinjal pozitiv dhe është ndryshim pozitiv i rajonit dhe i Evropës, dhe atë nga arsye të ndryshme, sepse e simbolizon fitoren e diplomacisë dhe bashkëpunimit ndaj nacionalizmit dhe izolimit të rajonit”, tha Cipras.

Sipas tij se duhet t’i jepet data  për nisjen e negociatave, është edhe shkaku se RMV-ja është promotor i politikave të zgjerimit të BE-së.

“Kjo marrëveshje tregon vlerën me të cilin përballet BE-ja. Pjesë e saj është edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Me këtë marrëveshje vërtetohet edhe ambicia e BE-së të vendosë paqe dhe stabilitet në rajon. Maqedonia e Veriut është shtet i cili e promovon procesin e zgjerimit në kuadër të legjislaturës evropiane. Ajo tregoi se shteti është partner kredibil për BE-në dhe duhet t’i miratohet data për negociatat në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian”, tha Ciprasi.

Samiti i "Ekonomist"
Samiti i “Ekonomist”

Në Samit, në fjalim kanë mbajtur edhe kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev, ish ndihmësi sekretari shtetëror për Evropë dhe EuroaziVes Miçel, ish presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shulc dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Përndryshe, në Shkup është duke u mbajtur Samiti njëditor i “Ekonomist” – fuqizimi i momentumit për integrim evropian. Temë e diskutimit do të jetë sfidat evropiane dhe tërheqja e investimeve të huaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button