Ali Ahmeti është takuar me ambasadorin e ri holandez Dirk Jan Kop

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur Ambasadorin e ri të Holandës në Maqedoninë e Veriut, Dirk Jan Kop, në takim pune në selinë e BDI në Tetovë, njoftojnë nga BDI, transmeton Portalb.mk.

Ata thonë se Ahmeti ka uruar Ambasadorin e ri holandez për detyrën e re duke theksuar që bashkëpunimi i afërt me Holandën do të vijojë edhe në të ardhmen si dhe e falënderoi për kontributin e vendit të tij të derisotëm për vendin tonë.

Bashkëbiseduesit gjithashtu kanë këmbyer mendime për zhvillimet aktuale, sundimin e ligjit, integrimin euroatlantik të vendit dhe rajonit.

Ata thonë se Ahmeti nënvizoi përkushtimin e BDI për të arrirë drejtësi joselektive funksionale dhe të besueshme dhe kjo arrihet nëpërmjet të vetingut.

Nga BDI njoftojnë se në lidhje me vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian në mes të këtij muaji, Ahmeti tha që pret që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, me mbështetjen e Holandës, të marrin datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Sipas tyre, kjo do të kontribuojë në reformim edhe më të thellë të vendeve tona në përputhje me pritshmëritë e Brukselit, por edhe do ta stabilizojë rajonin tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button