Shulc: S’jam i sigurt si do të përfundojnë taktikat, por BE-ja duhet të japë datë për RMV-në dhe Shqipërinë

Ish presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shulc në Samitin njëditor të “Ekonomist” – fuqizimi i momentumit për integrim evropian deklaroi se, nuk mund të jetë i sigurt se si do të përfundojnë taktikat në Bashkimin Evropian (BE), por kjo e fundit, sipas tij duhet të mbajë premtimin dhe të japë datë për nisjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe Shqipërisë, transmeton Portalb.mk.

“Nuk mund ta di se çfarë do të ndodh. Nuk jemi të sigurt se çfarë do të thotë parlamenti i Holandës dhe parlamentet e shteteve tjera. Në Gjermani mund të ndikoj në vendimin, por nuk është sigurt se nëse Qeveria e Vjenës do të japë pëlqim për të. Përvoja ime me BE-në, është se të gjithë e dimë se na duhet përparim, por institucionet nuk janë të sigurt në vetë Bashkimin Evropian. Në zgjedhjet në Francë dhe Itali kanë fituar fuqitë të cilat janë kundër BE-së. Le Pen nuk e do euron. E njëjta ndodh edhe me Italinë e cila nuk dëshiron të tjerët të i përzihen në vendime”, tha Shulci.

Më tej ai tha se në tetor Këshilli duhet të vendos për nisjen e negociatave, ashtu siç ka premtuar.

“Shpresoj se në mesin e tetorit Këshilli do të vendos për nisjen e negociatave anëtarësuese, siç ishte premtuar. Shpresoj që nuk do të anulohet sërish”, tha Shulci.

Shulci nuk e la pa e përmendur rëndësinë e arritjes së Marrëveshjes së Prespës, me të cilën, sipas tij, kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev dhe ish kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras dëshmuan guxim në zgjidhjen e problemeve.

“Dua të bëj një paralele për përkushtimin e këtyre dy liderëve dhe rezistencën ndaj lojërave taktike në BE”, tha Shulci.

Paraprakisht, fjalim kanë mbajtur edhe kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev dhe ish ndihmësi sekretari shtetëror për Evropë dhe EuroaziVes Miçel.

Përndryshe, në Shkup është duke u mbajtur Samiti njëditor i “Ekonomist” – fuqizimi i momentumit për integrim evropian. Temë e diskutimit do të jetë sfidat evropiane dhe tërheqja e investimeve të huaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button