Ves Miçel: Ballkani i dobët është qëllim i Rusisë dhe Kinës

Ish ndihmësi sekretari shtetëror për Evropë dhe Euroazi, Ves Miçel në Samitin njëditor të “Ekonomist” – fuqizimi i momentumit për integrim evropian, paralajmëroi se nëse shtetet e rajonit nuk do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian (BE), diçka tjetër do ta plotësojë atë zbrazëtirë, pavarësisht se a do të jetë Rusia, Kina apo konflikti etnik, transmeton Portalb.mk

“Duhet ekonomikisht dhe politikisht ta mbështesim rajonin. Perëndimi duhet të shikojë në shtetet e rajoni si mjet për vendosjen e qetësisë dhe prosperitetit. Shtetet në rajon duhet të kuptojnë se, nëse e pengojnë rrugëtimin e fqinjëve të tyre, e ndalojnë edhe rrugëtimin e vet”, tha Miçel.

Miçel sqaroi se, SHBA-ja nuk dëshiron që rajoni të jetë i varur nga ata, ngaqë thirret në shtetet demokratike të fuqishme të cilat mund të vendosin vetë se, në cilën lidhje duan të përfshihen.

“Rusia në vazhdimësi e rrit ndikimin e saj në botën lindore, dhe përpiqet ta destabilizojë rajonin që të mund të dominojë në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, Kina i keqpërdor ligjet tregtare dhe që të imponohet në fuqi botërore. Tërë këtë e bën nëpërmjet Ballkanit, sepse ky rajon është lidhja fizike ndërmjet Kinës dhe Evropës, por këto kohë kanë mbaruar. Ballkani Perëndimor është duke u kyçur në zhvillimin ekonomik botëror. Qëndrimi im është se, ky sot është Ballkani i ri, Ballkani i shekullit 21”, tha Miçel.

Më tej ai tha se, tash radhën e ka Perëndimi, i cili duhet të dëshmojë se shembujt e mirë duhet të shpërblehen, duke aluduar në Marrëveshjen e Prespës.

“Marrëveshja e Prespës ishte e tillë, pasi hapi kapitull të ri ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Krijoi hapësirë për bashkëpunim ekonomik më të mirë dhe e ka hapur rrugën e Shkupit drejt Bashkimit Evropian. Marrëveshja e Prespës ka efekt edhe ndaj tërë rajonit”, tha Miçel.

Miçeli e potencoi edhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë RMV-Bullgari, dhe si kyçe për rajonin e theksoi edhe negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe nisjen e negociatave mes RMV-së dhe Shqipërisë me BE-në.

Paraprakisht, fjalim ka mbajtur edhe kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev i cili theksoi që fakti se, sot flasim për ekonominë, është se u zgjidhen çështjet politike.

Përndryshe, në Shkup është duke u mbajtur Samiti njëditor i “Ekonomist” – fuqizimi i momentumit për integrim evropian. Temë e diskutimit do të jetë sfidat evropiane dhe tërheqja e investimeve të huaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button