Zaevi: Pasi zgjodhëm çështjet politike, tash mund të flasim për ekonomi

Në fjalimin e tij hyrës në Samitin njëditor të “Ekonomist” – fuqizimi i momentumit për integrim evropian, që është duke u mbajtur sot në Shkup, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev theksoi se fakti se, sot flasim për ekonominë, është se u zgjidhen çështjet politike, transmeton Portalb.mk.

“Zgjidhja e çështjeve politike kanë mundësuar të flasim me entuziazëm dhe me numra për përmirësimin e ekonomisë. Ne e shpallëm vitin 2019 si vit të ekonomisë, dhe e njëjta do të vazhdojë edhe në vitin 2020”, tha Zaev, duke u thirr në dobitë që i ka sjellë arritja e Marrëveshjes së Prespës mes RMV-së dhe Greqisë, gjë e cila sipas tij ka hapur portat e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik.

Më tej ai tha se Samiti është duke dërguar edhe mesazh në botë se, rajoni ka ndryshuar.

“Nëpërmjet këtij Samiti dëshirojmë të dërgojmë mesazh në botë, se ky rajon ka ndryshuar. Ky rajon nuk do të jetë më i bllokuar, në konflikte dhe në pa ardhmëri të qartë. Era e retorikave nacionaliste manipulative tash është e kaluar, të gjithë jemi të orientuar drejt ardhmërisë më të ndritshme”, tha Zaevi, me çfarë përmendi edhe digjitalizimin, lehtësimet doganore, fondet e përbashkëta inovative dhe implementimin e “One stop shop”-et në kufij.

Meqë Samiti vjen në kohën kur RMV-ja është duke e pritur marrjen e datës nga BE-ja, Zaevi u shpreh optimist se një gjë e tillë do të ndodh në tetor.

“Sot këtu jemi edhe në pritje të lajmeve të mira për afrim të rajonit drejt Bashkimit Evropian, veçanërisht jemi të kënaqur që para pesë ditësh Bundestagu i Gjermanisë votoi në lidhje me marrjen e datës për nisjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në tetor”, tha Zaevi.

Përndryshe, në Shkup është duke u mbajtur Samiti njëditor i “Ekonomist” – fuqizimi i momentumit për integrim evropian, ku pritet të marrin pjesë 450 përfaqësues, prej të cilëve ka edhe politikanë dhe biznesmenë të huaj. Temë e diskutimit do të jetë sfidat evropiane dhe tërheqja e investimeve të huaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button