Sekretarja shtetërore franceze, Monshalan nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë për datën e bisedimeve BE-RMV

Sekretarja shtetërore franceze për Çështje Evropiane Ameli de Monshalan gjatë fjalimit para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që mbahet në Strazburg në përbërje të  kryesuesit me Komitetin e ministrave, ishte pyetur edhe për datën e fillimit të negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por ajo nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë në pyetjen, duke thënë se vendimi do të jetë “i qartë dhe thelbësor”, njofton Portalb.mk.

Shefja e delegacionit të Kuvendit të Republikës të Maqedonisë së Veriut, Betian Kitev, pas fjalimit të sekretares shtetërore franceze për Çështje Evropiane, i’u drejtua dhe e pyeti  nëse vendi  mund të presë përkrahje nga Franca për fillim të negociatave me BE-në.

“Vitet e fundit nuk ishin të lehta për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Por, arritëm të gjejmë kompromis me Greqinë për emrin dhe arritëm përparim në zbatimin e reformave në fushat kyçe. Me shikim të ndikimit të perspektivës evropiane për inkuadrim,  a mund të konsiderojmë në përkrahjen e Francës të marrim datë për fillim të negociatave këtë vjeshtë?, pyeti Kitev.

Duke u përgjigjur në pyetjen Ameli de Monshalan e përshëndeti guximin e madh politik të Qeverisë për arritje të Marrëveshjes së Prespës, por nuk donte ta saktësojë vendimin e 15 tetorit.

“Për gjendjen në Maqedoninë e Veriut, besoj se është e domosdoshme, shumë qartë të përshëndetet etapa historike që ishte me Marrëveshjen e Prespës. Nuk jam e sigurt nëse ka shumë qeveri  në botën tonë bashkëkohore të cilat janë aq të guximshme  në lidhje me çështjet e tilla të pajtimit rajonal, të shkojnë madje dhe ta ndërrojnë emrin  e një vendi.  Besoj se me të vërtetë duhet të jemi shumë të fuqishëm dhe me të vërtetë ta pëshëndesim  guximin politik që nevojitej për t’u arritur kjo marrëveshje. Unë nuk do t’i paragjykoj vendimet e 15 tetorit në Luksemburg. Megjithatë, korrikun e kaluar në mbledhje Këshilli për punë të përgjithshme, ndërsa pastaj edhe Këshilli Evropian, u obliguan në  vendim të qartë dhe thelbësor në tetor. Prej atëherë kam pasur shumë këmbime me liderët e Maqedonisë së Veriut dhe mund t’u bind se punojmë  për të sjellur vendim  të qartë dhe thelbësor”, theksoi sekretarja shtetërore franceze për çështje evropiane” Ameli de Monshalan.

Sipas Ameli de Monshalan, sot kujdesi kryesor mbi çështjet juridike është ” se si organizohemi,  si sillemi politikisht ashtu që të rinjtë e këtyre vendeve të gjejnë mjete  në vendet e tyre të krijojnë familje, të zhvillojnë biznes, të mësojnë dhe në fund të rriten dhe ajo të japë fryte  në ato vende  ku kanë lindur”.

LEXO: Opozita: duam që Maqedonia e Veriut të marrë datë për fillimin e negociatave, por nuk e meriton

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button