Policia vë në shënjestër luftimin e laboratorëve për narkotikë

Autoritetet e rendit në Kosovë, thonë se kanë vërejtur një tendencë në rritje që si synim ka ngritjen e laboratorëve të ndryshëm ilegalë të cilët dyshohet se mund të shërbejnë për të prodhuar apo edhe kultivuar narkotikë.

Para pak ditësh, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, kishte njoftuar ditë më parë se ka zbuluar dy laboratorë të sofistikuar dhe kamufluar mirë për përpunimin e lëndëve narkotike, njëri në fshatin Dabishec në komunën Prishtinës si dhe një tjetër në qytetin e Prishtinës.

Sipas policisë, këta laboratorë ishin ngritur brenda hapësirave të një bodrumi të një shtëpie dhe një shtalle dhe aty janë mbjellë bimë të kanabisit.

Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në kuadër të Policisë së Kosovës, Bahri Shala, tha për Radion Evropa e Lirë, se edhe Kosova nuk është imune ndaj kësaj dukurie negative, e cila ka kohë të gjatë që është e pranishme te vende të ndryshme anë e kënd botës.

“Deri më tani, rastet të cilat i kemi pasur kanë qenë raste, si të themi të parat, do të thotë nuk kanë pasur një vazhdimësi që kanë pasur laboratorë më herët apo ka shtrirje të gjerë në territorin e Kosovës. Pra, janë fazat fillestare të krijimit të tyre”, tha Shala.

Ai thotë se për dallim nga vendet e rajonit, Kosova ende mbetet një vend ku grupet kriminale, nuk kanë arritur të konsolidohen përsa i përket ngritjes së laboratorëve për përpunimin e drogave.

Artikullin e plotë mund ta lexoni Radio Evropa e Lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button