Nga sot, ilaçet pa kuota por qytetarët mund t’i marrin me letërnjoftim

Nga sot, ilaçet në Maqedoninë e Veriut nuk do të kenë kuota, por qytetarët të njëjtat mund t’i blejnë me letërnjoftim, transmeton Portalb.mk.

Kjo do të thotë se qytetarët do të mund t’i blejnë ato në çfarëdo dite të muajit, dhe në sasi të nevojshme, premtuan dje nga Qeveria.

Hyrjen në fuqi të masës së shfuqizimit të kuotave e paralajmëruan dje, bashkërisht, drejtori i Fondit Shëndetësor, Den Donçev, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe kryeministri, Zoran Zaev.

Ata sqaruan se, me këtë do të eliminohet kufiri i lejuar i përdorimit të barnave nga pacientët dhe e shitjes së tyre nga barnatoret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button