Është ndërtuar ujësjellësi në lagjen “Ballkanska” në Shtip

Kryetari i Komunës në Shtip, Bllagoja Boçvarski, gjatë zgjedhjeve lokale (tetor 2017), si kandidat i LSDM-së për kryetar Komune, në suaza të një projekti më të gjerë, mes tjerash, premtoi:

Ndërtimi i linjës së ujësjellësit në lagjen Ballkanska 

Rrjeti i ujësjellësit deri në lagjen Ballkanska është ndërtuar dhe lëshuar në përdorim në fund të gushtit të këtij viti (2019), andaj premtimi i përmendur zgjedhor i kryetarit të Shtip, Bllagoj Boçvarski e vlerësojmë si të realizuar. Përsëri, duhet të theksojmë se kjo është bërë me vonesë prej disa muajsh duke pasur parasysh se afati për realizimin e tij ka qenë viti 2018. Ky premtim i Boçvarski është pjesë e programit të tij zgjedhor “Jetë në Shtip për të gjithë“, ku përmendet mes objekteve kapitale në kuadër të projektit “Ujë i pastër dhe i shëndetshëm për Çardalkija, Ballkanska dhe Makedonska” (faqe 18), me çka thuhet se “faza e parë përfshin ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit tranzit nëpër lagjen Ballkanska me gjatësi prej 1500 metrash dhe rrjete sekondare nëpër lagje”. 

Me 22 gusht (2019) u lëshua në përdorim ujësjellësi në lagjen Ballkanska, ndërsa banorët pas 30 vitesh përfundimisht kanë ujë të pastër për të pirë nga ujësjellësi i qytetit. Deri atëherë, kjo lagje është furnizuar me ujë për pije nga puset e ish kombinatit të tekstilit “Makedonka”.

Në një pjesë të mediumeve u transmetua deklarata e ish kryetarit Boçvarski në të cilët ai thotë:

Sot kemi përfunduar fazën e parë, dhe ajo është kyçja e rreth 200 banorëve. Ujësjellësin në lagjen Ballkanska, gjë do të thotë se sot kemi realizuar projekt prej 300 mijë eurosh dhe ujësjellës me gjatësi prej 2 kilometrash. Dua t’i përgëzojë të gjithë banorët e NP Isar, dhe gjithë ekipin udhëheqës me drejtor Zhivko Tasev, të gjithë të cilët kanë qenë të përfshirë dhe të angazhuar në punë dhe në realizimin e rrjetit të ujësjellësit pas 28 vitesh, këtu në Ballkanska.   

Boçvarski atëherë njoftoi se menjëherë do të vazhdojnë me kyçjen edhe të amvisërive që gjenden në pjesën e sipërme të lagjes.

Informacioni dhe fotografitë lidhur me lëshimin në përdorim të ujësjellësit në Ballkanska janë publikuar edhe në ueb-faqen e Komunës së Shtipit.

BURIMI: Vërtetmatës.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button