Zaev-Cipras: Mbështetje e fuqishme për nisjen e negociatave mes RMV-së dhe BE-së (FOTO)

Në margjina të Samitit të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet nesër, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka pritur në takim sot ish kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, ku është dhënë përkrahje e fuqishme për nisjen e negociatave të RMV-së me Bashkimin Evropian (BE), transmeton Portalb.mk.

“Të dy bashkëbiseduesit në takim, kanë përshëndetur mbështetjen e fuqishme për nisjen e negociatave ndërmjet shtetit tonë (RMV) dhe BE-së për të cilën vlerësuan se, vjen jo vetëm si rezultat i Marrëveshjes së Prespës, por edhe efekteve pozitive për zgjidhjen e kontestit bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe për shkak të përmbushjes së reformave në vend”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të Zaevit.

Zaev - Cipras
Zaev – Cipras

Në takim, është përshëndetur edhe anëtarësimi i plotfuqishëm i RMV-së në NATO, proces i cili gjendet në fazën e ratifikimit të Protokollit anëtarësues.

“Në takimin në Kabinetin e kryeministrit Zaev, bashkërisht është përshëndetur anëtarësimi i shtetit tonë në NATO, faza përfundimtare e së cilës, ratifikimi i Protokollit për anëtarësim, filloi pikërisht në Parlamentin e Republikës së Greqisë”, thuhet më tej në kumtesë.

Më tej, nga Kabineti njoftojnë se, është folur për dobitë e Marrëveshjes së Prespës, për të cilën vlerësuan se e ka ndryshuar jo vetëm dinamikën e bashkëpunimit të të dyja shteteve, por edhe të rajonit si dhe ka rritur shkëmbimin tregtar RMV-Greqi për 20% brenda një viti.

Zaev - Cipras
Zaev – Cipras

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button