Për “B 92” dhe “Kosova Onlajn” Hazbi Lika edhe më tej është zëvendëskryeministër i Qeverisë

Një nga ueb faqet serb më të njohura informative “B 92” të shtunën, 28 Shtator 2009 publikoi informacion nga fushata parazgjedhore e Kosovës, me ç’rast Hazbi Lika është prezantuar si nënkryetar i Qeverisë së Zoran Zaevit, njofton “Meta”.

Informacioni i “B 92” është transmetuar në tërësi nga ueb faqja “Kosova Onlajn“ dhe ka të bëjë me mitingjet parazgjedhore në Kaçanik dhe Ferizaj të Partisë Demokratike të Kosovës, e udhëhequr nga Kadri Veseli.

Ka edhe një citat ku citohet se Lika ka thënë se marrëdhëniet që ishin ndërtuar atëherë kur ka qenë më së shumti e nevojshme dhe ka pas më së shumti vështirësi nuk harrohen.

“Qytetarët janë të vetëdijshëm se rruga që e ndërtuam për të lidhur Prishtinën me Shkupin është më shumë se premtim. Është dëshmi se ne në të dy anët e kufirit nuk i harrojmë njerëzit tan”, kinse ka thënë Lika, i cituar nga “Kosova Onlajn” dhe i transmetuar nga “B 92”.

Vetëm askund s’ka sqarim se Hazbi Lika tashmë tre muaj nuk është më nënkryetar as anëtar i Qeverisë së RMV-së. Ai u emërua në atë pozicion në qershor të vitit 2017 kur Zaevi formoi qeveri me BDI dhe ishte përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes kornizë, përkatësisht shef i Sekretariatit për zbatim të Marrëveshjes kornizë dhe zëvendëskryeministër. Sidoqoftë, kah fundi i qershorit dhe fillim të korrikut 2019, Zoran Zaev bëri një rikonstruktim të Qeverisë, me ç’rast Sekretariati u riemërua në Ministri për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve, ndërsa ministër u emëruar Sadulla Duraki, i cili në seancën e parë të Qeverisë u emërua edhe zëvendës-kryeministër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button