Pendarovski: Rasti “Reket” është test për shtetin ligjor

Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut sot ishte në takim me anëtarët e Asociacionit Bankar të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Është fakt se në vitin 2015 ishim në një krizë përafërsisht të thellë politike  dhe objektivisht kemi arritur për një periudhë të shkurtër kohore  deri në një nivel të stabilizimit të shtetit deri në nivel që të mundemi të flasim për datë për negociata me BE-në dhe për disa muaj të flasim për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO”. theksoi Pendarovski.

Sipas tij, siguria ligjore është parakushti për suksesin në sektorin bankar dhe në biznes.

“Nuk diskutoj se kemi bërë hap të madh në këtë drejtim, por kemi ende punë dhe jo rastësisht çdo anëtare e ardhshme në BE fillon me kapitullin 23”, potencoi presidenti.

Porositi se në aferat e fundit, siç është rasti “Reket” ky është një test për shtet ligjor, për sistemin e shtetit ligjor.

“Ky është një test, në një farë kuptimi nuk duhet të ndodhë kurrfarë përzierje eventuale prej anash, qoftë nga komuniteti i biznesit, qoftë nga ana politike, që ta çojmë deri në fund dhe të tregojmë se edhe kur përzihen interesa të larta, para të mëdha, dhe njerëz të cilët kanë qenë në funksion të lartë, si prokuror special publik, që nuk është funksion i vogël, të tregojmë se sistemi gjyqësor dhe i jurisprudenca në tërësi mund të reagojë dhe të përfundojë procedura sipas ligjeve tona. Përndryshe në të kundërtën nuk mundeni t’i bindni qytetarët se ka shtet ligjor që vlen për të gjithë”, tha Pendarovski.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button