Sipas astrologjisë, kjo është periudha më e mirë për t’u martuar

Nëse jeni fejuar dhe ende nuk e keni ndarë datën e dasmës, ka ardhur koha ta bëni. Është një ditë, që sipas yjeve, është dita perfekte për të kurorëzuar dashurinë. Astrologia Carolyne Faulkner, është shprehur për Cosmopolitan se të gjithë ata që planifikojnë të martohen së shpejti, duhet të thonë “Po” më 20 shkurt të 2020-ës. Kjo sepse numri 20 përfaqëson engjëjt dhe nënkupton kështu një fillim të ri, transmeton Revista Class.

Në astrologji numri 2 shënon shtëpinë e Demit, që si një shenjë që udhëhiqet nga Venusi (perëndesha e bukurisë dhe dashurisë), përfaqëson durimin, këmbënguljen dhe dedikimin për të ndërtuar një bashkim që do të zgjasë.

Por nëse muaji shkurt ju duket shumë afër, mos u shqetësoni, pasi i gjithë viti tjetër do të jetë vit shumë i mirë për të ndërmarrë një hap të rëndësishëm siç është martesa. Pse? Sepse Saturni do të zhvendoset nga Bricjapi tek Ujori. Sipas Faulkner, kjo gjë nuk ka ndodhur që prej viteve 1960 që ka qenë epoka e dashurisë, barazisë dhe lirisë, si dhe lirisë për të dashuruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button