Dy asteroidë kërcënojnë Tokën

Përveç asteroidit të njohur “Apophis” për Tokën përbëjnë kërcënimi edhe dy asteroidë të mëdhenj, orbita e të cilëve do të duhet të ndryshohet për të shmangur përplasjen, transmeton ZR njoftimin. Për këtë deklaroi presidenti i Korporatës Raketo-kozmike “Energia” Vitaliy Lopota.

Për të parandaluar kërcënimin nevojitet një raketambajtës me kapacitet ngritës rreth 70 ton, i cili do të nxjerrë në trajektoren e kapjes së asteroidit një aparat kozmik që është i aftë të ndryshojë trajektoren e tij, deklaroi Vitaliy Lopota.

Sipas fjalëve të tij, ka mundësi që për këtë të përdoren anije kozmike me energji bërthamore ose diellore, të cilat mund t’i japin asteroidit ngarkesë termobërthamore.

Lajme të ngjashme

Back to top button