S’ka kush të bëjë vlerësimin e aktakuzës për 27-prillin, gjykatësit janë përjashtuar

Aktakuza për organizatorët dhe komandantët e sulmit dhe dhunës në Parlament më 27 prill 2017 ende mbetet e pa vlerësuar, pasi s’ka gjyqtarë kompetentë në Departamentin për krim të organizuar në Gjykatën themelore Shkup 1, transmeton SDK.mk.

“Nga gjithsej nëntë gjyqtarë në Departamentin për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën themelore Shkup 1, tetë tashmë janë përjashtuar sepse ata kanë lidhje, kanë punuar ose kanë vendosur mbi ndonjë bazë në rastin e parë për dhunë në Parlament më 27 prill 2017. Për këto arsye, do të duhet të delegohen gjyqtarë nga Gjykata themelore Shkup 1, të cilët nuk janë në këtë departament dhe aktakuza do të vlerësohet”, njoftoi sot Kryetari i Gjykatës penale Ivan Xholev.

Në fund të majit të këtij viti, Vilma Ruskoska, shefe e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, ngriti aktakuzë kundër ish kryetarit të Parlamentit Trajko Veljanoski, ish-ministrave Mile Janakieski dhe Spire Ristovski, dhe ish-drejtorin e DSK-së Vlladimir Atanasovski për rrezikim terrorist të rendi kushtetues dhe sigurisë, rreth organizimit të sulmit ndaj Parlamentit më 27 prill 2017. Për dy persona, të arratisurit Nikolla Gruevski, i cili ka azil në Hungari, dhe Nikolla Boskoski-Bokser nga DSK-ja, i cili është i arratisur në Selanik, procedura është pezulluar deri në gjetjen ose arrestimin e tyre. Gruevski mbetet organizatori i parë i dyshuar i sulmeve, në një hetim të veçantë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button