Zaevi: Komprometimi i “bombave” u pa në rastin “Reket” dhe me “El Çekën”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duke komentuar deklaratën e ish zyrtarit të shërbimit të inteligjencës, Zoran Verushevski, deklaroi se modifikimi dhe komprometimi i materialeve të përgjuara – “bombave” u pa edhe në rastin “Reket” dhe me “El Çekën”, transmeton Portalb.mk.

“Unë thash se në seancën e dytë do të sqarohet Verushevski për deklaratën e tij. Pas asaj do të jenë të qarta edhe qëndrimet e tija. Unë e kam të qartë, ai mua më sqaroi këtë e kam të qartë, sepse jam pjesë e asaj periudhe. Është e saktë se materialet i janë dhënë zotëri Verushevskit, siç thotë Xvonko Kostovski dhe Gjorgji Lazarevski, por ato i janë dhënë në mënyrë formale LSDM-së. Por unë jam i zhgënjyer nga dikush që e ka keqpërdorur PSP-në pjesën “Reket”, u paraqit “El Çeka” u paraqit nuk e di çfarë, kjo e tregon pjesën e modifikimit dhe komprometimit të vetë materialeve”, tha Zaevi.

Kjo deklaratë e Zaevit vjen pasi që ditë më parë, në seancën e rastit Target – FortesaZoran Verusheski deklaroi se, “bombat” janë modifikuar dhe komprometuar.

Përndryshe, në rastin “Reket”, të dyshuar janë ish kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec. Ata dyshohen se, kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës, duke marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Nga ana tjetër, “El Çeka” është nofka e një personi i cili publikonte materiale të përgjuara, kryesisht të zhvilluara ndërmjet pjesëtarëve të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button