Nga nesër shfuqizohen kuotat e barnave, Qeveria premtoi se barna do të ketë në çdo kohë

Nga nesër do të shfuqizohen kuotat për barnat në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo nënkupton se, pacientët mund t’i marrin barnat me recetë në çfarëdo dite të muajit. Qeveria premtoi se do të parandalohen keqpërdorimet dhe do të ketë barna të sasi të nevojshme dhe në çdo kohë, transmeton Portalb.mk.

Hyrjen në fuqi sot në konferencë të përbashkët për media e paralajmëruan drejtori i Fondit Shëndetësor, Den Donçev, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe kryeministri, Zoran Zaev.

“Qytetarët do të mund të marrin bar nga cilado barnatore, çdo ditë dhe në çdo kohë, pavarësisht se, a është fillimi apo fundi i muajit”, tha Donçev.

Ndërkaq Filipçe u ndal te vendet turistike, të cilat gjatë periudhës së pushimeve verore shprehin nevojë më të madhe për barna, për shkak të turistikëve.

“Ohri, Struga, Gjevgjelia, Resnja dhe Dojrani, ishin trysnia më e madhe, veçanërisht për muajt e verës, kur turistët i harxhonin barnat e vendasve”, tha Filipçe.

Zaevi tha se, qytetarët s’do të ketë nevojë të formojnë “barnatore private”.

“Shfuqizimi i kuotave është një hap serioz, deri tash sipas të dhënave të qytetarëve dhe të mediave, ndër datat 1 dhe 5 përfundojnë barnat. Për shkak të ngarkesës psikike të qytetarëve se, mund të mos ketë barna pas datës 15-të, thonë ‘të bëjmë barnatore private që të mos mbesim pa barna’. Tash e largojmë këtë ngarkesë psikike, i fuqizojmë mekanizmat kontrollues”, tha Zaevi.

Ata sqaruan se, me këtë do të eliminohet kufiri i lejuar i përdorimit të barnave nga pacientët dhe e shitjes së tyre nga barnatoret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button