fbpx

Analizat për Kodrën e Diellit do të dorëzohen të dyja bashkë në Qeveri

Analiza “due diligence” për Kodrën e Diellit ndonëse është dorëzuar në “Elem Turs” do të bartet në qeveri bashkë me studimin e fizibilitetit kur e njëjta të arrijë, sipas tyre, më së voni më 20 tetor. Nga “Elem Turs” thonë se të dy analizat janë të porositura në një pako andaj ashtu edhe do dorëzohen në qeveri, transmeton Portalb.mk.

Të dy analizat fillimisht i merr kompania “ELEM TURS” e cila obligohet t’ia dorëzojë më pas bordit drejtues të “ELEM”-it, e cila në fund duhet ta bart deri te Qeveria.Të dy analizat duhet të dorëzohen në qeveri për t’u vendosur më pas fati i Kodrës së Diellit.

Kjo qendër turistike për vite me radhë ka ngelur pa investime. Iniciativa të ndryshme deri sot kanë kërkuar që kësaj qendre turistike t’i kthehet shkëlqimi që dikur e ka pasur. Në bazë të studimit të fizibilitetit do të merret vendimi edhe nëse Kodra e Diellit e do të jepet me koncesion apo partneritet publik-privat.

“Analiza “due diligence” është pranuar nga ana jonë, pritet analiza tjetër, studimi i fizibilitetit, dhe bashkë do t’i dorëzohen kompanisë sonë amë ELEM, por edhe Qeverisë. Ashtu si janë porositur si paketë, ashtu edhe do të dorëzohen në qeveri, të dyja bashkë, sepse njëra pa tjetrën nuk kanë kuptim”, njoftojnë nga “Elem Turs”.

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se pas dorëzimit të analizave do të vendosin se çfarë do të bëjnë me Kodrën e Diellit.

“Due diligence është përgatitur nga kompania e cila ka qenë e obliguar për ta bërë këtë analizë, për aspektin financiar, juridik të “Elem Tursit”. Në periudhë prej dy tre javësh, sipas informacioneve që kam duhet të dorëzohet edhe studimi i fizibilitetit dhe duke u bazuar në këto dy dokumente Qeveria dhe Drejtoria e Elektranave të Maqedonisë do të marrin vendimin e duhur se çka do të bëjnë në të ardhmen me Kodrën e Diellit”, tha ministri Bekteshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button