Rasti “Reket”, avokatët nuk komentuan ndjekjen dhe përgjimin e Janevës

Mbrojtja e ish kryeprokurores speciale, Katica Janeva sot në Prokurorinë për Ndjekjen e krimit të organizuar ka kryer kontroll në dëshmitë kundër klientes së saj në rastin “Reket”.
Avokatët iu shmangën komentimit të provave nga masat e veçanta hetimore që i panë.

Sipas provave, rreth dhjetë ditë para arrestimit dhe ndalimit të saj, Katica Janeva ka qenë e ndjekur fizikisht. Prokuroria e Krimit të Organizuar ka shënime zyrtare, me kë ka realizuar takime Janeva, ku ka shkuar dhe nëse derisa ka qenë e ndjekur, është takuar me të dyshuarit tjerë në “Reket”. Boki 13 dhe Zoran Kiçeec janë ndjekur fizikisht për më shumë se një muaj.

Përndryshe, Prokuroria me urdhër të gjykatës e ka ndjekë dhe përgjuar Janevën. Këto dëshmi duhet të deklasifikohen që të mund avokatët e Janevës, Irena Fërçkovska dhe Delo Kadiev t’i shikojnë.

Të hënën, më 23 shtator Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar njoftoi se hetimi për “Reket” ka përfunduar, pas një analize të tërësishme nga materialet e grumbulluara. Nga atëherë ka rrjedhë afati 15-ditor për kontroll në dëshmi për personat e dyshuar, për çfarë mbrojtja mund të propozojë dëshmi në dobi të tyre.

Ndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button