Një qese e çajit përmban 16 mikrogramë plastikë

Shkencëtarët kanadezë kanë zbuluar se zhytja e një qese plastike të çajit në 95 gradë Celsius liron rreth 11.6 miliardë copa mikroplastike në vetëm një filxhan çaj, njofton Alsat.

Këto janë copa shumë të vogla plastike midis 100 nanometra dhe pesë milimetra në madhësi, të cilat sipas shkencëtarëve janë disa herë më të mëdha se në ushqimet e tjera.

“Mendojmë se kjo është shumë në krahasim me ushqimet e tjera që përmbajnë mikroplastikë. Kripa, e cila ka një nivel relativisht të lartë të kësaj substance, përmban rreth 0.005 mikrogramë plastikë për gram. Një filxhan çaji i bërë nga një qese, ka një mijë herë sasi më të madhe të plastikës, 16 mikrogramë pranë kupës”, tha Natalie Tufenki nga Universiteti Mc Gill.

Analizat e qeseve të zhytura në çaj u kryen me mikroskop elektronik dhe spektroskopi, dhe për të provuar dëmin e mikroplastikës, shkencëtarët vendosën insekte ujore në të njëjtin ujë, të cilat nuk ngordhën, por ato kishin pasoja të dukshme të sjelljes dhe deformime në zhvillim.

Derisa të përfundohen kërkimet e mëtejshme, ekspertët kanadezë këshillojnë përdorimin e çajit në qese letre ose në formën e tyre origjinale të tharë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button