Shkup: 50 goma u nxorën nga lumi Vardar

50 goma makinash u nxorën nga shtrati i lumit Vardar në aksionin që u zhvillua nën Urën “Goce Delçev” në qendër të Shkupit, njofton A1on.mk.

Aksioni u organizua nga iniciativa qytetare “Mos u bëj mbeturinë”, në bashkëpunim me zhytës nga Aquatek nga Ohri, ndërmarrja speleologjike “Vrelo” nga Shkupi, “Tlasa” nga Manastiri dhe ndërmarrja e peshkimit “Ribar 2011”.

Aksioni është pjesë e aktiviteteve që shënojnë Javën Globale të Protestave për Klimën, e cila zgjat deri më 27 Shtator.

Nisma Qytetare rregullisht kryen këtë lloj veprimtarie që synon rritjen e kulturës ekologjike në qytet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button