Maqedoni, në 2018 mbi 10 mijë vdekje nga sulmet kardiake

Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të prijnë në listën e sëmundjeve të rrezikshme. Në botë, 17.9 milionë njerëz vdesin çdo vit  nga këto sëmundje ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut, vetëm gjatë vitit 2018 janë regjistruar mbi 10 mijë vdekje nga sëmundjet e zemrës. Prej tyre, në numër më të madh janë gratë krahasuar me burrat. Me rastin e ditës botërore  të zemrës, nga Instituti I shëndetit publik apeluan për kontrolle të rregullta për zbulimin në kohë të sëmundjeve të zemrës dhe parandalimin e vdekjes së parakohshme, njofton Alsat.

“Është karakteristike se po ndryshon kufiri I moshës së vdekjes nga këto sëmundje. Për shkak të mënyrës së keqe të të jetuarit, nga këto sëmundje më shumë vdesin njerëz të rijnë të moshës prej 40 vjet, por edhe nën moshën 40 vjeçare. I ftojmë qytetarët të bëjnë kontrolle të rregullta për shëndetin e tyre, ta kontrollojnë dhe të matin shtypjen e gjakut, yndyrat dhe sheqerin në gjak, mos të konsumojnë duhan, nëse janë duhanpirës ta ndalojnë atë dhe gjithashtu konsumimi i alkoolit të jetë në pajtim me normat e parapara”-pohoi Elena Qosevska, Instituti i Shëndetit Publik.

Nga Organizata botërore e shëndetësisë  dhe Federat botërore e kardiologëve rekomandojnë që më së paku 30 minuta në ditë të bëhen aktvitete fizike, ecje dhe rekreim. Gjithashtu rekomandohet që përdorimi i bukës dhe pastave të bëhet në masë më të vogël dhe njëjta të zëvendësohet me pemë dhe perime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button