Ka filluar rindërtimi i trotuareve të shembura në Banjën e Tetovës

Nëpërmjet një postimi në facebook Komuna e Tetovës ka njoftuar se ka filluar rindërtimi i trotuareve të shembura në Banjën e Tetovës. Të njëjtat kanë qëndruar të rrënuara edhe pse janë ndërtuar njëherë nga komuna, transmeton Portalb.mk.

“Po rindërtojmë sërish rrugën dhe hapësirat për qarkullim të këmbësorëve që dikur u shembën vetëm për të na rikujtuar se sporti dhe rekreimi malor janë vlera të një shoqërie e cila po rritet! Banja e Tetovës është amanet i natyrës, dhe haku i prindërve tanë! Ta duam dhe ruajmë si të tillë”, thuhet në postimin e komunës.

Kohë më parë aktivistë nga Tetova në vendin ku ishte shembur trotuari vendosën figurën e “La Lineas” për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve për të marrë masa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button