fbpx

Ky manikyr ka aromë kafeje dhe ndryshon ngjyrë sipas humorit tuaj

Diçka e re dhe interesante ka mbërritur për ju vajza! Prag vjeshta dhe stina ku jemi është koha perfekte për një ngjyrë të re thonjsh. Nuanca të ngrohta, tonalitete të tokës që përputhen plotësisht me veshjet tuaj të trikotuara, shkruan Class. Po sikur, xheli i thonjve tuaj të sigurojë më shumë se sa një “boom” ngjyrash të mrekullueshme?

Gama e re e linjës LeChat ofron pikërisht këtë risi! E para, një aromë tipike kafeje! Le të bëhemi serioz. Çdo gjë që ju shpëton nga aroma tipike e llakut të manikyrit, era kimike që shpesh ju shkakton edhe dhimbje koke, pse të mos kamuflohet në një aromë kafeje të përsosur! Koleksioni i ri “Dare to We Mood Café” përmban formulimin klasik të LeChat për xhelin termik dhe llaqe me një ndryshim ekstrem të ngjyrave nga drita në errësirë ​​pasi temperatura e trupit ndryshon nga e nxehta në të ftohtë ose nga e ftohta në të nxehtë.

Dhe mbi të gjitha, aromat e ndryshme të kafesë duke përfshirë edhe mokën e çokollatës. Kështu që dashamirësit e kafeinës të përgatiten të bien në dashuri dhe të përgatisin një justifikim të vlefshëm se pse ju nuhasni gishtat gjatë gjithë ditës. Koleksioni do të jetë në dispozicion për t’u blerë gjatë muajit të ardhshëm dhe ju mund ta porosisni atë online në Amazon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button