Kasami: Shqiptarët nuk kanë përfituar asgjë nga ajo që Talat Xhaferi është kryetar i Kuvendit

Talat Xhaferi është kryetari i Kuvendit dhe ai nuk përfaqëson shqiptarët, ai përfaqëson BDI-në, thotë Bilal Kasami në një intervistë për Evropën e Lirë, njofton Plusinfo.

“Kjo është e dukshme përmes tërë funksionimit dy vjeçar të Kuvendit. Unë vazhdoj të mendoj se që Maqedonia të jetë një shtet në të cilin të gjithë duam të jetojmë, duhet të hiqen paragjykimet nëse dikush do të vijë në pozitë vetëm sepse ai ose ajo është maqedonas apo shqiptar. Maqedonia do të bëhet vetëm atëherë kur qytetarët do të zgjedhin një person, qoftë maqedonas apo shqiptar, sipas vlerave që ata përfaqësojnë, vlerat që bashkë i ndajmë, dhe këto janë vlera evropiane”, thotë Kasami.

Çfarë i bashkon VMRO-DPMNE dhe Besa?

VMRO-DPMNE dhe Besa, megjithëse në dukje kanë pikëpamje të ndryshme për çështje të rëndësishme, bashkëpunojnë si parti opozitare në shumë tema. Kryetari i Besës, Bilall Kasami thotë se për bashkëpunim më intensiv do të bisedojnë kur të vijnë zgjedhjet.

VMRO-DPMNE dhe Besa po koordinohen si opozitë për më tepër çështje, duke përfshirë projekt-ligjin për Prokurori publike, por për koalicion të ardhshëm i që të dy palët e lënë të flasin në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button